Kurti apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e COVID-19

09.04.2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Loka, Emilia Rexhepi, kanë qëndruar në Prizren ku janë takuar me kreun e kësaj komune, Mytaher Haskuka, për t’u informuar rreth gjendjes me sëmundjen e COVID-19. Në daljen para mediave, Kurti apeloi sërish qytetarët që të respektojnë të gjitha masat, pasi parandalimi […]

Kurti apel qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e COVID-19 Foto: Ilustrim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Loka, Emilia Rexhepi, kanë qëndruar në Prizren ku janë takuar me kreun e kësaj komune, Mytaher Haskuka, për t’u informuar rreth gjendjes me sëmundjen e COVID-19.

Në daljen para mediave, Kurti apeloi sërish qytetarët që të respektojnë të gjitha masat, pasi parandalimi është arma e vetme dhe se nuk mund të llogarisim në sektorin tonë të shëndetësisë.

Ai tha se nuk duhet t’i japin këmbë virusit pasi kçshtu rrezikojmë përhapjen e mëtejshme. Kurti tha se duhet të tregohemi të disiplinuar në mënyrë që nga kjo krizë shëndetësore të dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë.

“Qëlli mi i kësaj vizite është që të njoftohemi për përgatitjet dhe masat që po i ndërmerr Komuna e Prizrenit. Në Prizren i kemi vetëm 3 të infektuar, njëri fatkeqësisht ka ndërruar jetë, tjetri është shëruar që do të thotë se kemi vetëm një me infeksion të koronavirusit”.

“Edhe Spitali i Prizrenit, Qendrat e Mjekësisë Familjare, policia, drejtoritë e komunës, të gjithë bashkë po organizohen mirë në mënyrë që shpërndarja e COVID-19 të jetë sa më e vonuar në kohë dhe sa më e butë në intensitet”, shkruan Insajderi.

“Përgëzoj kryetarin Haskuka për punën dhe angazhimin që ka bërë në krye të Shtabit Emergjent këtu në Prizren dhe ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shtojnë disiplinën në ditët dhe javët në vijim të këtij muaji vendimtar në mënyrë që nga kjo krizë shëndetësore të dalim sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë. Virusi nuk ka këmbë të vetat por i ka këmbët tona. Nëse ne lëvizim shumë atëherë i rriten shanset virus it”, ka thënë Kurti.