Kurti: Ajo që ndodhi mbrëmë në Bruksel nuk është marrëveshje, por dakordim

  • 24.11.2022
Kurti: Ajo që ndodhi mbrëmë në Bruksel nuk është marrëveshje, por dakordim

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit, ka folur për marrëveshjen e mbrëmshme në Bruksel për çështjen e targave.

Kurti ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë nuk është marrëveshje, por dakordim dhe ndryshim i deklaratës së përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell nga ajo që tha të hënën.

“Të hënën në mbrëmje më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që i ka pas 95 fjalë, dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund, dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo të BE-së, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi. Thuhet që do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Kjo që është dakorduar mbrëmë ka 194 fjalë, janë krejtësisht të ndryshme”, tha Kurti.


Kryeministri shtoi se ata që thonë që ajo që nuk është pranuar të hënën është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin.

“Nuk është marrëveshje por dakordim, është deklaratë e Borrellit. Ajo që është bërë mbrëmë është ndryshim i deklaratës së Borrellit, na skena ndryshuar qëndrim, Borrelli ka ndryshuar deklaratë dhe kjo është shumë mirë. Marrëveshja e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targat, ne u morëm vesh që t’i ndalojmë veprimet në mënyrë reciproke”, tha Kurti.

Ai shtoi se qëllimi i tyre ishte që propozimi franko-gjerman për normalizim të bëhet çështja e bisedimeve në Bruksel drejt arritjes së një dakordimi që shtetit tonë që është normal e demokratik i bashkëngjitet edhe një raport normal e evropian me Serbinë.

“Ishte e qartë nga vetë deklarata e zv.presidentit Borrell që një gjë e tillë nuk ishte përfshirë  në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron saktësisht dhe me një status të qartë në paragrafin e parë. Nuk ka qenë ditën e hënë në tekstin që më është ofruar mua. Mendoj që është një arritje e madhe sepse për të herë të parë procesi i dialogut hynë në një fazë të negocimit mbi kornizën e përgjithshme që do të jetë ligjërisht e obligueshme”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë shtoi se data 18 gusht është data më e rëndësishme në këto dy vite sa i përket procesit të dialogut.

“Më 18 gusht Borrell ka bërë një kontribut të çmuar sepse e ka strukturuar dialogun me pikën e parë korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe kjo është data më e rëndësishme në këto dy vite sa i përket procesit të dialogut. Ne nuk mund ta evitojmë pikën e dytë, çështjet aktuale edhe pse nganjëherë duken teknike. Pajtohem që çështja e targave është çështje teknike e administrative, por në anën tjetër duhet të paranojë që në shtator të vitit të kaluar ne kemi filluar mos ta trajtojmë si çështje teknike në momentin kur ambasadori rus në Beograd erdh në Jarinje e Bërnjak që të inspektoj grumbullimin e trupave serbe e lart e ngritën një avion MIG 29”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se targat janë teknike por pasojat janë më shumë se politike. Tutje kryeministri shtoi se dialogu për marrëveshje finale duhet të fillojë brenda disa ditëve.

“Ai duhet të filloj brenda disa ditëve, është shumë mirë që gjithçka është përshpejtuar. E di që kam pas kërkesa nga Lajçak për shtyje të vendimit për targa për 12 muaj, nga Escobar për 10 muaj por kjo po bëhet më shpejt, qëndrimi jonë doli i drejt. Qendra për regjistrim të automjeteve në Rashkë nuk lëshon më ‘KM’. Është mirë për shtetin e Kosovës dhe marrëdhëniet e ndërsjella me fqinjin tonë verior”, tha Kurti. /Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë