Kursimi i energjisë elektrike, Qeveria: Hiqni nga priza edhe joystickët e videolojërave!
Në manualin e publikuar nga Ministria e Ekonomisë, këshilla e parë është që të kursehet në ndriçim, pasi, siç theksohet aty, një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që e konsumojmë vjen nga ndriçimi. “Fikja e dritave kur del nga dhoma/shtëpia, zëvendësimi i poçave elektrikë me ata me eficiencë të lartë (LED)”, janë disa nga […]
Në manualin e publikuar nga Ministria e Ekonomisë, këshilla e parë është që të kursehet në ndriçim, pasi, siç theksohet aty, një pjesë e konsiderueshme e energjisë elektrike që e konsumojmë vjen nga ndriçimi.
“Fikja e dritave kur del nga dhoma/shtëpia, zëvendësimi i poçave elektrikë me ata me eficiencë të lartë (LED)”, janë disa nga rekomandimet.
Po ashtu, përmes këtij manuali, qytetarëve u bëhet thirrje për shfrytëzim të rrymës në orarin 22:00 – 07:00, kur edhe tarifa është më e ulët.
Sipas tyre, në këtë kohë rekomandohet përdorimi i rrobalarëses, enëlarëses dhe hekurit për hekurosje.
Poashtu aty theksohet që nuk duhet të lihen në pozicionin “standby” pajisjet elektronike, duke e përfshirë edhe konsolën e videolojërave, e njohur si “joystick”.