Kur pritet të kthehet në funksion blloku B2? Përgjigjet drejtori i KEK-ut

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka treguar se kur pritet të rikthehet në prodhim blloku B2 që ka prishje tash e disa ditë.

29.12.2021 / Lajme

Kur pritet të kthehet në funksion blloku B2? Përgjigjet drejtori i KEK-ut
Foto: Ilustrim

Krasniqi deklaroi se presin që më 20 janar ky bllok të rikthehet në punë.

“Ne kemi dhënë një datë e cila presim që duhet të jetë datë e rikthimit të bllokut B2 në punë, ajo është 20 janari. Kjo nuk do të thotë se ne do të ngelemi në datën 20 pasi në vazhdimësi jemi duke u munduar që sa më herët të kthejmë në funksion këtë njësi”.


“Mirëpo, duhet të dimë që nuk varet gjithmonë nga ne pasi është periudha e festave dhe ka ekspertë që duhet të vijnë nga “General Electric” të cilët në këtë kohë festash nuk është lehtë t’i sjellësh sepse edhe ata si ekspertë janë në numër të vogël”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *