Sot pritet të përfundojë procesi i numërimit të votave të diasporës të ardhura me postë, kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Po ashtu Elezi ka folur edhe për numërimin e fletëvotimeve të aprovuara, ku tha për Gazetën Blic se shumë shpejt pritet të fillojë edhe ky proces, teksa nuk ka dashur që të flas edhe për përfundimin e tërë procesit.

“Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot”.

“Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar”, ka thënë Elezi për Blic.