Kur do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor? Flasin nga SBAShK-u

05.01.2021

Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor ka përfunduar më 18 dhjetor të vitit 2020, më heret se sa që është paraparë në kalendarin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh). Ministri në detyrë i Shëndetësisë, kishte deklaruar se përfundimi i gjysmëvjetorit të parë më herët […]

Kur do të fillojë gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor? Flasin nga SBAShK-u Foto: Ilustrim

Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor ka përfunduar më 18 dhjetor të vitit 2020, më heret se sa që është paraparë në kalendarin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh).

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, kishte deklaruar se përfundimi i gjysmëvjetorit të parë më herët është bërë në mënyrë që të lehtësohet situata me Covid-19.

Ndërsa kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari ka thënë se fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, do të varet nga situata e pandemisë.

Jashari për EkonomiaOnline ka deklaruar se mësimdhënësit janë të gatshëm për fillimin e procesit mësimorë, nëse s’ka ndonjë vendim ndryshe nga instutcionet përgjegjëse.

Po ashtu Jashari ka thënë se edhe nëse mbyllen shkollat atëherë do të mobilizohen që mësimi online të jetë sa më  i suksesshëm.

“Se si do ta kemi gjysmë vjetorin e dytë varet nga situata që do ta ketë Kosova dhe shtetet tjera nga pandemia dhe varet nga institucioni i cili sjellë vendime në këto raste pra IKSHPK-ja”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

Po ashtu Jashari ka thënë se: “Ne jemi të përgatitur për të filluar në shkolla, mirëpo nëse IKSHPK-ja vendos ndryshe atëherë do të përpiqemi të mobilizojmë mësimdhënësit që të jemi sa më të suksesshëm sa i përket mësimin online edhe pse do të ketë telashe ngase edhe kësaj radhe mësimdhënësit janë pajisur me mjete të teknologjisë dhe mos të flasim për një numër të nxënësve të cilët kanë mbetur jashtë procesit mësimor ngase mungonin mjetet për të inkuadruar në mësim”.

Jashari thotë se viti shkollor 2020-2021 është më i vështiri, sidomos për nxënësit që kanë ndjekur mësimin online.

“Ky vit shkollor është nga më të vështirët dhe këto vështirësi do të na përcjellin edhe në gjysmë vjetorin e dytë . mësimdhënësit do të bëjnë të pamundurën që të realizojnë procesin mësimor aq sa munden. Por do të ketë telashe dhe do të shtohen nëse do të jemi të detyruar të kalojmë në mësimin online. Do të jetë shumë e vështirë për atë pjesën e nxënësve që ishin më shumë se 9 mijë që kanë pasur telashe në mësimin online” ka thënë ai.