Kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga lista e karantinës?

Sipas shifrave që publikon duke i përditësuar “SRF”, nga sot në listën e rrezikut të BAG, krahas 51 vendeve sa janë tani, do të duhej të futeshin disa vende tjera.

Nga ana tjetër, vetëm pak shtete si: Kosova, San Marino, Surinami dhe Ishujt e Virgjër Britanikë pritej të hiqeshin nga lista.

Siç është shkruar tashmë, numri i infeksioneve të reja në Kosovë ka rreth dy javë që është nën kufirin që përcakton Zvicra për vendosjen në listën e rrezikut.

Por, ndonëse ishte paralajmëruar, përditësimi i listës nuk u bë as sot, shkruan albinfo.ch.

Vendet që kanë plotësuar numrat për t`iu shtuar listës ekzistuese të rrezikut, janë: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Ishujt Faroe, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Luksemburgu, Maroku, Nepali, Holanda (dhe territoret e saj përtej detit), Omani, Portugalia, Sllovenia, Hungaria dhe Britania e Madhe.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Në rastin e vendeve fqinje, sikurse edhe më parë, do të bëhet dallimi midis provincave dhe shteteve si të tëra, transmeton albinfo.ch. Aty mund të goditen zonat e mëposhtme: Bretanja, Liguria, Austria e Poshtme, Austria e Epërme,

Nga ana tjetër, regjionet si: Auvergne-Rhône-Alpes (me Lyon, Annecy dhe Grenoble), Bourgogne-Franche-Comte (me Dijon, Besançon dhe Auxerre), Vorarlberg, Tirol dhe Trentino-Alto Adige edhe pse janë mbi kufirin e rrezikut, përjashtohen nga karantina si zona kufitare.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.