SBASHK gjatë ditës së djeshme njoftoi se sot nuk do të mbahet mësim zëvëndësues për orët e humbura nga greva.

Mirëpo, këtë vendim e kanë kundërshtuar drejtoria e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Drejtoria e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë u ka bërë thirrje nxënësve që ta vijojnë mësimin gjatë ditës së shtunë.

Sipas njoftimit të kësaj shkolle, ky njoftim është i bazuar në vendimin e MASHT-it për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna.

Njoftimi i plotë:

Me vendimin e MASHT për zëvendësimin e orëve gjatë ditëve të shtuna,ne si Institucion edukativo-arsimor në bazë të vendimit të MASHT i bëjmë thirrje nxënësve tanë që :

Nesër e Shtunë,me datë 09.03.2019 të vinë me orar të rregullt të ditës së Hënë.

Me respekt Drejtoria e Shkollës.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit kanë mbajtur gravë tre javëshe, kjo me kërkesë të rritjes së koeficientit deri në 3%.