Kundërshtohen masat e reja anti-COVID, ora policore, kufizime në orare…

27.08.2021

Pas gastronomeve edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ka kundërshtuar masat e reja të paralajmëruara kundër COVID-19. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi përmes një statusi në Facebook ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje. “Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës […]

Kundërshtohen masat e reja anti-COVID, ora policore, kufizime në orare…

Pas gastronomeve edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ka kundërshtuar masat e reja të paralajmëruara kundër COVID-19.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi përmes një statusi në Facebook ka thënë se ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje.

“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papërgjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistencës në menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ai.

Ai thotë se kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata që nuk po vaksinohen.

Sipas një njoftimi të bërë gjatë mbrëmjes së djeshme nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit (OHT) ka treguar masat e reja të cilat priten të merren dhe të vlejnë deri më 13 shtator.

Këto janë disa nga masat që do të mirren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

A e dini çka është KODI 95?
Voto