Kundër grevës së mësimdhënësve edhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës

  • 14.01.2019
Kundër grevës së mësimdhënësve edhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Teknologjisë (SBAShK) para disa jave kanë paralajmëruar se me datën 14 Janar do të zhvillohet greva në afat të pacaktuar, shkaku i kësaj greve është sepse Qeveria nuk ndërmerrë masa për rritjen e koeficientit të pagave deri në 30%, ku Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) deklaruan se janë kundër kësaj greve të mësimdhënësve.

Gjatë një komunikate, Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK) theksuan se ne nuk e përkrahim këtë grevë e cila u organizua nga SBAShK-u.


Në komunikatë thuhet se: “Ne si Këshill i Nxënësve të Kosovës- si organizatë përfaqësuese e nxënësve të gjithë nxënësve të shkollave të mesme në bashkëpunim me Këshillin Rinor Kosovar-KYC  konsiderojmë që pakënaqësitë lidhur me rritjen e pagave, sado legjitime duhet të adresohen në forma tjera, që nuk e pengojnë procesin mësimor, nga i cili pësojnë më shumë, dhe se zëvendësimi i orëve nuk ofron efektin e njëjtë të procesit mësimor”.

Po ashtu, ata theksuan se duke u konsideruar në legjislacionin në fuqi, në ligjin për grevë, ku thuhet se grevat nuk mund të deklarohen, deri sa nuk janë shterrur të gjitha mjetet e pajtimit mes palëve.

Prandaj, KNK ju rekomandon organizatorëve të grevës që ti shterin të gjitha mjetet, në mënyrë që të mos dëmtojnë të drejtën e nxënësve për mësim.

“Andaj KNK duke besuar në të drejtën e mësimdhënësve për grevë, të njëjtëve ju rekomandon të shterin gjitha mjetet, në mënyrë që të mos e dëmtojnë të drejtën tonë për mësim. Greva duhet të ndërpritet, dhe institucionet si SBASHK, Ministria e Arsimit, dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të bashkëpunojnë për një zgjidhje të përshtatshme”, theksohet në komunikatë.

Dita e sotme, ishte greva e parë nga mësimdhënësit si në çerdhe, shkolla fillore, të mesme, dhe universitare, ku kjo grevë u organizua nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Kulturës, dhe Teknologjisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë