Kulmi i coronavirusit në Kosovë, pas dy apo tri javësh

16.03.2020

Infektologu Valbon Krasniqi, thotë se situata me coronavirusin në Kosovë nuk bën të nënvleftësohet por pjesa dërmuese e të prekurve do të kalojnë pa pasoja. Krasniqi, në RTV Dukagjini, thotë se duke marrë parasysh zhvillimin e virusin në Kina apo Itali, në Kosovë piku i epidemisë pritet të jetë pas dy apo tre javësh. “Por […]

Kulmi i coronavirusit në Kosovë, pas dy apo tri javësh Foto: Ilustrim

Infektologu Valbon Krasniqi, thotë se situata me coronavirusin në Kosovë nuk bën të nënvleftësohet por pjesa dërmuese e të prekurve do të kalojnë pa pasoja.

Krasniqi, në RTV Dukagjini, thotë se duke marrë parasysh zhvillimin e virusin në Kina apo Itali, në Kosovë piku i epidemisë pritet të jetë pas dy apo tre javësh.

“Por pa marrë parasysh numrin e të sëmurëve, mbi 80 për qind e të prekurve do ta kalojnë sëmundjen me simptoma të lehta deri të ato më të moderuara ndërsa një numër fare i vogël mund të përfundojnë me fatalitet”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se situata nuk mund të nënvleftësohet pasi sipas tij është paralajmëruar qysh nga janari është paralajmëruar se edhe në Kosovë do të vijë sëmundja.

Krasniqi thotë se deri më tani nga rastet në vende të ndryshme të botës ndër 1,000 mijë persona të prekur vetëm 4 persona kanë gjasa të vdesin.

“Edhe këta 4 duhet të plotësojnë kushtin që të kenë ndonjë sëmundje tjetër kronike”.

Infektologu thotë se edhe në Itali mbi 98% e të vdekurve kanë qenë të moshës mbi 60 vjeçare.