Kujdes nëse kapeni duke vozitur veturën pa patentë shofer, dënimi deri në 400 euro

20.02.2019

Bazuar në ligjin për komunikacion, nëse shoferi i cili nuk ka patentë shoferin e vlefshëm, i cili e ka të ndaluar drejtimin e mjetit ose që nuk e ka patentë shoferin për kategorinë përkatëse dënimi është 200 deri në 400 euro. Nëse, kapeni duke drejtuar veturën pa patentë shofer atëherë, dënimi arrin deri në 400 […]

Kujdes nëse kapeni duke vozitur veturën pa patentë shofer, dënimi deri në 400 euro Foto: Ilustrim

Bazuar në ligjin për komunikacion, nëse shoferi i cili nuk ka patentë shoferin e vlefshëm, i cili e ka të ndaluar drejtimin e mjetit ose që nuk e ka patentë shoferin për kategorinë përkatëse dënimi është 200 deri në 400 euro.

Nëse, kapeni duke drejtuar veturën pa patentë shofer atëherë, dënimi arrin deri në 400 euro, po thuajse sa një rrogë mesatare në Kosovë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 1 mijë e 341 tiketa trafiku, shkruan Indeksonline.

Jo të rralla janë edhe rastet kur personat nën moshën 18 vjeç, drejtojnë automjete , e për këto raste kujdesen policia e trafikut.

Me të njëjtat raste fillimisht merret Gjykata, e më pastaj edhe vendoset për dënimin e merituar. /Indeksonline/