Kujdes bujqit nga Suhareka, rënia e temperaturave mund të sjellë probleme në bujqësi

Javët që shkuan u karakterizuan me temperatura të larta, prezenca e lagështisë relative së bashku me nxehtësinë e lartë ndikoi në shfaqjen e shumë sëmundjeve tek kulturat bujqësore.

Dje ka pasur rënie të temperaturave, po ashtu edhe sot dhe nesër, do të ketë rënie të temperaturave. Ndërsa me rënien e tyre, rritet edhe prezenca e lagështisë relative. Kjo rritë mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve dhe infeksioneve primare apo sekondare në bimë. Këtu përfshihen edhe shumë sëmundje të bartura nga patogjenet, sëmundjet kërpudhore, virusale etj.

Nga ndryshimi i temperaturave të larta në të ulëta dhe të shoqëruara me erëra, shpesh ndodhin edhe shkarkesa.

Këto shkarkime manifestohen me rënie të shiut, e në shumicën e rasteve edhe me rënie breshëri. Pa dyshim që breshëri nuk pëlqehet aspak, sidomos në kohën kur shumë kultura bujqësore janë në prag të vjeljes, siçështë Rrushi.

Shiu i tepërt do ndikonte në shfaqjen e kalbëzimeve në fruta, e poashtu në shfaqjen e sëmundjeve siçështë Fitoftora.

Ndërsa breshëri do ndikonte në dëmtimin e perimeve që kultivohen në fushë të hapur, siç janë domatet, trangujt, speci dhe kultura të tjera, duke mos përjashtuar edhe bimët drufrutore. Fermerët duhet të përgatiten për çdo situatë të mundshme, duke marre masat e nevojshme sipas mundësive.

Duke pasur parasysh rënien e temperaturave dhe shiu i rrëmbyeshëm së bashku me breshër, bujqit nga Suhareka duhet të kenë kujdes pasi që në këtë komunë kultivohen shumë fruta e perime dhe se shiu i rrëmbyeshëm mund të shkaktojë dëme të mëdha në bujqësi.

RAPORTO