Kufizimi i lëvizjes, më 30 prill rishikohen masat

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me datën 30 prill do të bëhet një analizë epidiomilogjike dhe do të vendoset për lirimin e masave.

“Kemi kaluar nga ajo situata emergjente e fillimit ku jo vetëm ne por shumë shtete u përballen me mungesë të testeve.

Kishte masa që ndalonin importimin e materialeve, por me kalimin e kësaj gjendje, tani jemi më mirë dhe presim të kemi më shumë teste’’, ka thënë minsitria Vitia.

‘’Unë si punonjës shëndetësor e kam për obligim që të mendoj për të mirën e qytetarëve.

Deri më datën 30 prill, do të bëhet një analizë epidemiologjike nga ekspertët, dhe varësisht nga rekomandmet e tyre do të vendosim se cilat aktivitete do të lirohen dhe ku do të vazhdojë kufizimi i lëvizjes’’, përfundoi ai.

RAPORTO