Kufizimi i lëvizjes, kryetarët e komunave kërkojnë që orari të jetë i njëjtë për të gjitha komunat

Këshilli i Kryetarëve të Komunave të Kosovës kanë mbajtur takim në Drenas, ku temë diskutimi ishte situata në lidhje me parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Po ashtu në këtë takim u diskutua për nevojat që kanë komunat e Kosovës, me theks të veçantë edhe për bashkëpunimin që u duhet me nivelin qendror.

U.d i kryetarit të bordit të Asociacionit të Komunave, Xhafer Gashi, ka thënë se në këtë takim janë nxjerrë shumë rekomandime, ku do të dorëzohen në nivelin qendrorë.

“U diskutua edhe rreth kohës së ndalimit të qarkullimit dhe kërkesë e kryetarëve ishte që ndalesa të bëhet uniform për të gjitha komunat, sepse duke u bazuar se një komunë ka ndalesë dhe tjera s’ka ndalesë, atëherë mund të bartet infeksioni prapë”.

RAPORTO