Kuçi thotë se qëllimi tij karshi Telekomit të Kosovës është rritja e performancës

21.06.2020

Nga secila qeveri që ka ardhur në pushtet, Telekomi i Kosovës ka qenë njëra ndër pikat e programir të tyre. Edhe pse vazhdimisht është deklaruar se gjendja në telekom është e paqëndrueshme, deri më tani është punuar pak në përmirësimin e saj. Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi thotë se qëllimi i tij karshi […]

Kuçi thotë se qëllimi tij karshi Telekomit të Kosovës është rritja e performancës

Nga secila qeveri që ka ardhur në pushtet, Telekomi i Kosovës ka qenë njëra ndër pikat e programir të tyre. Edhe pse vazhdimisht është deklaruar se gjendja në telekom është e paqëndrueshme, deri më tani është punuar pak në përmirësimin e saj.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi thotë se qëllimi i tij karshi kësaj ndërmarrje është rritja e përformancës me mekanizmat ekzistues.

Ai thotë se fillimisht duhet të zgjedhin bordin e rregullt, pasi kjo ndërmarrje telefonike funksionin me bord të përkohshëm që ka mandat vetëm 6 muaj.

“Ne do të shkojmë me një proces ligjor me radhë duke matur përformancën e tyre duke pasur një fiziblitet apo analizë të thellë në këtë ndërmarrje pastaj elementet tjera që janë me rëndësi, do debatojmë në qeveri dhe pastaj do marrim një vendim…Këto ndërmarrje funksionojnë me borde të përkohshme që kanë mandat vetëm 6 mujor dhe ne jemi të obliguar me i zgjedh bordet e rregullta, pastaj menaxhmentin brenda këtyre ndërmarrjeve dhe të shikojmë performancën..Unë mendoj që e para duhet ta rregullojmë sa është e mundur përformanca e kësaj ndërmarrje e pastaj paralel të shikojmë privatizimin, por pa e rregulluar çështjen e performancës së kësaj ndërmarrje nuk kisha marrë këso veprimi…E imja si ministër dhe kësaj qeverie është ta rrit përformancen e kësaj ndërmarrje me mekanizma ekzistues aq sa është e mundur, nëse nuk është e mundur, atëherë duhet me u marrë edhe vendime tjera”, tha ai.

LEXO EDHE:  KEDS njofton për punime, të premtën disa vende në Suharekë mbesin tri orë pa furnizim me energji elektrike

Etiketat