Kuçi: Rugova ka dialoguar me Millosheviqin, Isa Mustafa po ik nga negociatat
Blerim Kuçi ka thënë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka dialoguar edhe me Sllobodan Millosheviqin në kohën e luftës. Ka thënë se është e pakuptueshme pse tash Isa Mustafa po refuzon të bëhet pjesë e dialogut për ta ndihmuar Kosovën. Sekretari i AAK’së e pyet Kryetarin e LDK’së nëse do të qëndrojë në […]
Blerim Kuçi ka thënë se Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova ka dialoguar edhe me Sllobodan Millosheviqin në kohën e luftës. Ka thënë se është e pakuptueshme pse tash Isa Mustafa po refuzon të bëhet pjesë e dialogut për ta ndihmuar Kosovën. Sekretari i AAK’së e pyet Kryetarin e LDK’së nëse do të qëndrojë në Kosovë bashkë me LDK’në kur të arrihet Marrëveshje Finale me Serbinë.
Një ish-zyrtar i lartë i LDK’së e ka kthyer në kujtesë kohën kur Ibrahim Rugova me partinë e tij kishin pranuar të dialogonin edhe me Slobodan Millosheviqin vetëm pse kështu kërkohej nga amerikanët.
Këtë fakt e ka përmendur Blerim Kuçi, aktualisht deputet i AAK’së, kur i është përgjigjur akuzave të fundit të Isa Mustafës se Qeveria ka dështuar, është mbipopulluar me këshilltarë dhe e ka lënë Veriun pa ligj për ta vendosur në pazar me Serbinë.
Ish-Shefi Ekzekutiv i LDK’së ka thënë se është i habitur qysh udhëheqja aktuale e Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova ende nuk po bëhet pjesë e dialogut në marrëveshjen finale me Serbinë.
“LDK me njëfarë mënyre ka qenë pjesë e dialogut edhe në kohën e Milloshevicit. Në kohën e Millosheviqit, së paku ka pasur tema të dialogut edhe në atë kohë. Pas garancioneve ndërkombëtare, LDK ka marrë pjesë në të gjitha proceset e dialogut”, ka thënë Kuçi për Gazetën Express të shtunën.
Ibrahim Rugova ishte takuar në Beograd me Sllobodan Millosheviqin në maj të vitit 1998, në kohën kur në Kosovë ishte gjendje lufte. Takimi ishte ndërmjetësuar nga diplomati amerikan, Richard Holbrooke në këmbim të një vizite në Shtëpinë e Bardhë dhe një takim me Presidentin e atëhershëm Bill Clinton./ Express/