Kuçi: Qeveria ka kërkuar zhbllokimin e llogarive të Telekomit deri në tetor

Në Komisionin për Ekonomi që është mbajtur sot është folur edhe lidhur me gjendjen në Telekom pas bllokimit të llogarive bankare.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi, është shprehur se duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, janë detyruar të marrin veprime në cilësinë e aksionarit.

Kuçi tha se pas një takimi që kanë pasur me Qeverinë, Telekomin dhe Dardafonin kanë kërkuar nga kjo e fundit për një marrëveshje që të paktën deri më 1 tetor t’i zhbllokojë llogaritë bankare, shkruan <<Express>>.

“Duke pasur parasysh që Telekomi ofron shërbime publike, në këtë situatë jemi detyruar të marrim veprime në cilësinë e aksionarët dhe veprimet nga ne janë takimi ke bordin e Telekomit ku bordi ka kërkuar ndihmën me gjykatën e apelit, takim kreditorin Dardafone”.

“Ne presim që të kemi marrëveshje për amortizimin apo shlyerjen e borxheve dhe presim studim për alternativat e ardhshme të së ardhmes së Telekomit. Para privatizimit duhet të përmirësohet performanca”.

“Ne jemi në fazën e pritjes së Dardafone për një përgjigje për debllokimin e mjeteve. Ne në këtë fazë jemi duke gjetur mundësinë e debllokimit dhe që të kryej shërbime në raportet me qytetarët”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.