Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur se vendimi i Qeverisë për shfrytëzimin e rezervave shtetërore është bazuar në ligj.

Blerim Kuçi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka mundur të kërkoj një raport nga auditori i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës dhe pastaj të diskutohet në Kuvend.

“Ka të bëjë me një vendim të Qeverisë që i referohet neneve dhe ligjeve të caktuara dhe asnjë ligj e asnjë nen nuk është shkelur. As ligji për buxhet as ligji për shfrytëzimin e financave publike, transmeton RTK.

Ajo që më habit është drejtori i komisionit për shfrytëzimin e rezervave shtetërore. Ai e din që Kuvendi ka mekanizmin e auditorit të përgjithshëm.

Gjithashtu edhe Lumir Abdixhiku që është në Komisionin për Bugjet dhe Financa ka mundur të kërkoj të bëhet një auditim por kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme.

Sot, kemi mundur të kemi një raport të auditorit të përgjithshëm dhe me diskutu për këtë çështje”, është shprehur Kuçi.