Kthimi i mërgimtarëve në vendet nga kanë ardhur, 2 orë pritje për të dalë nga Kosova

04.01.2021

Shumë mërgimtarë të cilët erdhën në Kosovë për festat e fundvitit, tani më i kanë përfunduar pushimet dhe po kthehen drejt vendeve nga kanë ardhur. Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, këtë sezon Kosovës ia kishin mësyer shumë mërgimtar. Por, maltretimi më i madh mërgimtarëve gjatë këtyre kohëve iu bëhet në vendkalimet kufitare. Në bazë […]

Kthimi i mërgimtarëve në vendet nga kanë ardhur, 2 orë pritje për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Shumë mërgimtarë të cilët erdhën në Kosovë për festat e fundvitit, tani më i kanë përfunduar pushimet dhe po kthehen drejt vendeve nga kanë ardhur.

Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, këtë sezon Kosovës ia kishin mësyer shumë mërgimtar.

Por, maltretimi më i madh mërgimtarëve gjatë këtyre kohëve iu bëhet në vendkalimet kufitare.

Në bazë të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së sotme ka fluks të madh të mërgimtarëve të cilët po kthehen në vendet nga kanë ardhur.

Në pikën kuftare në Merdare ka fluks më të madh të mërgimtarëve ku kolonat janë të gjata deri në 900 metra, fluks i madh është edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë ku kolonat janë deri në 700 metra./SuharekaOnline/

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-0500COVID19 test required 
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0505-100050
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0520-2500100
Dheu i Bardhë03-056000700
Merdarë03-0590-12000900