“Kthimi i fondeve pensionale nga Serbia, domosdoshmëri”

20.03.2019

Kryeministri Haradinaj deklaroi se vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit. Sot, u mbajt një takim mes përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëv, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj, dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku çështja kryesore ishte kthimi i fondeve pensionale nga […]

“Kthimi i fondeve pensionale nga Serbia, domosdoshmëri” Foto: Ilustrim

Kryeministri Haradinaj deklaroi se vëmendja për dinjitetin e pensionistëve është detyrë e të gjitha institucioneve të vendit.

Sot, u mbajt një takim mes përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pensionistëv, Invalidëve dhe të Moshuarve të Kosovës, prirë nga kryetari Sylejman Metaj, dhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku çështja kryesore ishte kthimi i fondeve pensionale nga Serbia.

Po ashtu, Haradinaj bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook ku tha se në takimin e mbajtur me z. Sylejman Metaj, kemi diskutuar për kthimin e fondeve pensionale nga Serbia e cila është domosdoshmëri.