Kryeziu: E kam mbështetjen e të gjitha nëndegëve me mbi 60% të delegatëve, qeverisje nën hije për Bali Muharremajn !

  • 13.04.2019, 12:57

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike dega në Suharekë pritet të sjellin ndryshime të mëdha në organizimin e mbrendshëm partiak të kësaj partie. Një procesi zgjedhor të brenshëm të filluar pothuajse gjashtë muaj më parë pritet që të përmbyllet të dielën me zgjedhjen e kryetarit të degës së Suharekës.

Deri më tani nga katër kandidatët zyrtar: Ramë Vataj, Murtez Zekolli, Ruzhdi Kurtishaj dhe Florim Kryeziu, ky i fundit pret që të dielën të emërohet kryetar i degës së PDK-së dega në Suharekë. Këtë e thotë vet z.Florim Kryeziu.

Në një intervistë për portalin SuharekaOnline Kryeziu paraprakisht ka treguar se respekton të gjithë kundërkandidatët e tij dhe në rast që nuk fiton do ta mbështesë dhe do të punojë me kryetarin e ri.

Sipas Florim Kryeziut vet fakti që PDK e Suharekës ka ardhur me këta katër kandidatë tregon transparencën dhe nivelin e demokracisë në këtë parti. Më tutje ai tregon se kandidaturën e tij e ka shpallur qysh në fillim të procesit zgjedhor, duke treguar interesimin e tij për të parin e PDK-së në Suharekë tek kryetari, Kadri Veseli dhe nënkryetari, Enver Hoxhaj.

Florim Kryeziu kontributin dhe punën e tij brenda PDK-së e sheh shumë frytdhënëse pasiqë që nga fillimi ka kontribuar në zhvillimin e proceseve të brendshme si dhe me hapjen dhe forcimin e 10 nëndegëve të reja. Në bazë të takimeve me nëndegë dhe forume të kësaj partie Kryeziu thotë se gëzon mbështetjen e të gjitha nëndegëve dhe të mbi 60% të delegatëve.

Ai ka treguar rrugëtimin e tij deri tek kandidatura për të parin e PDK-së dega në Suharekë duke shtuar se vazhdimisht ka punuar me forumet rinore, forumin e gruasë, me OJQ-të, klubet sportive dhe mediat. Sipas tij angazhimi i tij në PDK ka filluar që nga viti 2000 si kryetar i nëndegës rinore në fshatin Leshan duke kaluar pastaj si kryetar i nëndegës së këtij fshati deri më tani.

Nga viti 2006 deri në vitin 2013 Kryeziu ka udhëhequr edhe me rininë demokratike të Suharekës dhe duke qenë asambleistë në dy legjislatura atë në periudhat 2009-2013 dhe 2013-2017.

Karrierën e tij politike Florim Kryeziu e ka zgjeruar edhe si anëtar i Këshillit të Ekspertëve në nivel komunal në vitet 2010-2015 si dhe kryetar i FC Ballkanit që nga viti 2015.

Për votuesit e tij në rast të fitores, Florim Kryeziu premton që të gjithë përvojën e tij institucionale dhe politike do ta orientojë në fuqizimin e PDK-së në Suharekë, një opozitë të fortë që do të monitorojë qeverisjen Muharremaj, rikthimin e votave të humbura të PDK-së në Suharekë dhe në tërë Kosovën në një afat të shkurt kohor.

Më tutje ai është shprehur se në rast fitore si kryetar i PDK-së në Suharekë partia e tij do të formojë qeveri nën hije për qeverinë Muharremaj ku për secilën drejtori do të bëhet një drejtori nën hije me nga 4 profesionistë të fushës adekuate të cilët do të monitorojnë punën e ekzekutivit dhe kandidatë e ardhshëm për asamble komunale do të zgjedhen nga vetë anëtarët e suksesshëm të kvtyre drejtorive./www.suharekaonline.com/

Të tjera