Kryetarja e KQZ-së tregon se si do të trajtohen votat e dërguara me zarf

12.10.2019

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje u diskutuat edhe për votat e dërguara me zarf. Në këtë mbledhje ka folur edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku ka treguar se si do të trajtohen votat e dërguara me zarf. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka […]

Kryetarja e KQZ-së tregon se si do të trajtohen votat e dërguara me zarf Foto: Ilustrim

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në këtë mbledhje u diskutuat edhe për votat e dërguara me zarf.

Në këtë mbledhje ka folur edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku ka treguar se si do të trajtohen votat e dërguara me zarf.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se votat e dërguar me zarf do të trajtohen sipas ligjit të zbatuar deri më tani.

Po ashtu Daka ka kërkuar që për këtë çështje të mos bëhet presion nga partitë politike si dhe nga mediat.

“Nuk është e drejtë që të kërkohet një përgjigje nga Besniku në këtë moment. Ai e di punën e vet”, tha Daka.

Po ashtu ajo tha se: “Ashtu si i ka trajtuar aplikacionet, si i ka analizuar, si i ka refuzuar dhe trajtuar; njësoj do t’i trajtojë edhe zarfet të cilat kanë ardhur”.

Valdete Daka tha se: “Ashtu do t’i trajtojë edhe ato zarfe sipas ligjit të cilin e ka zbatuar deri tani”.

“Unë kam shumë besim në Besnikun dhe njësinë dhe pres që ndaj të njëjtit mos të bëhet asnjë lloj presoni sepse ai e di punën e tij dhe ne duhet ta lejojmë atë që ta kryejë punën e tij”.

“E kemi edhe një institucion tjetër që mund të vendosë pastaj – është PZAP me 10 gjyqtarë që pastaj i trajtojnë ato ankesa. Pas asaj e kemi edhe Gjykatën Supreme në fund.