Kryetarja e Fellbahut të Gjermanisë dhe Kryetari Muharremaj vizitojnë kompaninë “Frutex”

Kryetarja e Fellbahut të Gjermanisë dhe Kryetari Muharremaj vizitojnë kompaninë “Frutex”
Çlirim Gashi

03.08.2019 / Lajme

Kompania “Frutex” në krye me Shaqir Palushin vizitohet mjaft shumë nga qytetarët ndërsa sot ka vendosur që Kryetarja e Fellbahut të Gjermanisë, znj.Gabrielle Zull së bashku me Kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj ta vizitojnë këtë kompani.

Kryetarja e Fellbahut të Gjermanisë, e cila po qëndron në Suharekë, bashkë me kryetarin Muharremaj, e kanë vizituar kompaninë “Frutex”.

Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi i ka uruar mirëseardhje, Kryetares Zull dhe e ka njoftuar me kompaninë që ai posedon duke shkuar për ti vizituar reparte të ndryshme, ku u njohën me të gjitha sukseset e kompanisë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.

“Sot kompania jonë u vizitua nga Kryetarja e qytetit te Fellbahut, dhe nga afër shikuan prodhimin e dy brendeve tona, Golden Eagle dhe Relax”, thuhet në njoftimin e Golden Eagle Energy Drink në Facebook.

RAPORTO