Kryetari SBASHK-ut: Edhe nëse shtyhet mësimi, ne nuk jemi kundër

26.08.2021

Sot u raportua se mësimi mund të nisë më 13 shtator derisa për një vendim përfundimtar nesër pritet të mblidhen drejtues të institucioneve qeveritare, Këshilli i Prindërve por edhe sindikatat. Megjithatë, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, u shpreh në Klan Kosova se edhe nëse ka shtyrje të procesit mësimor, nuk janë kundër, meqë kjo gjë […]

Kryetari SBASHK-ut: Edhe nëse shtyhet mësimi, ne nuk jemi kundër Foto: Ilustrim

Sot u raportua se mësimi mund të nisë më 13 shtator derisa për një vendim përfundimtar nesër pritet të mblidhen drejtues të institucioneve qeveritare, Këshilli i Prindërve por edhe sindikatat.

Megjithatë, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, u shpreh në Klan Kosova se edhe nëse ka shtyrje të procesit mësimor, nuk janë kundër, meqë kjo gjë është e nevojshme për shkak të situatës së krijuar nga variant Delta i koronavirusit.

”Nuk mund të dalim me një vendim tjetër përveç atij që ka dalë nga takimi i sotëm”.

”Edhe nëse shtyhet mësimi SBASHK-u nuk do jetë kundër. Edhe pse, shtyrja mbase është e nevojshme duke ditur në çfarë situate jemi, dhe me faktin se variant Delta nuk po kursen as fëmijët”.

Jashari shtoi se gjatë këtyre ditëve pritet të tejkalojnë 90% të mësimdhënësve të vaksinuar, në mënyrë që procesi mësimor i këtij viti, të nis me të punësuarit në arsim të vaksinuar me të paktën me një dozë.

”Informatat e sotme janë se procesi i vaksinimit po vazhdon, dhe del diku se këtyre ditëve do ta tejkalojmë 90%, dhe se jemi shumë optimistë se deri në fillim të mësimit, do të kemi të gjithë të punësuarit në arsim të paktën të vaksinuar me dozën e parë”.