Kryetari Muharremaj uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përgëzuar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër-Bajramit, duke thënë se kjo është një festë, të cilën e tregojmë solidaritetin dhe dashurinë e besimin me njëri tjetrin.

Muharremaj ka uruar që kjo festë, e cila simbolizon sakrificën dhe përkushtimin ndaj Zotit, ti gjej shëndosh dhe të lumtur familjet e juaja.

“Urime Fitër Bajrami!
Shpresoj që kjo festë ti gjej shëndosh dhe të lumtur familjet tuaja. Duke treguar solidaritetin dhe dashurinë e besimin me njëri tjetrin, ne i japim
mesazh të ardhmes për tolerancë e mirëkuptim.
Muaji i Ramazanit ka treguar qetësinë shpirtërore për besimtarët, duke e pritur këtë festë me bekim dhe dashuri për Zotin dhe familjet tona”, shkruan Kryetari Muharremaj në Facebook.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.