Çlirim Gashi
02.04.2019, 14:55

Kryetari Muharremaj nderon dëshmorët dhe martirët në fshatin Sopijë

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka nderuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Sopijë, në 20 vjetorin e rënies për lirinë e Kosovës.

Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sopijë, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka nderuar të gjithë ata që sollën lirinë e vendit.

Ai ka vendosur buqetë lulesh dhe ka bërë homazhe para lapidarit të dëshmorëve.

Në fjalimin e tij në tubimin përkujtimor, kryetari Muharremaj, në mes tjerash ka thënë se:

“Sakrifica e tyre e mundësoi ekzistencën tonë, që ti tregojmë të ardhmes dashurinë e tyre për vendin.”