Çlirim Gashi
16.04.2019, 22:09

Kryetari Muharremaj: Kryeministri Haradinaj vazhdon ta përkrah Suharekën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një publikimi në “Facebook” ka treguar për përkrahjen e Qeverisë Haradinaj ndaj kësaj Komune.

I pari i Suharekës ka publikuar edhe një fotografi, ku shihet se edhe është takuar personalisht me Kryeminisrtin.

Muharremaj tutje ka shkruar se edhe angazhimi nga ana e tij do të mbetet për një zhvillim ekonomik dhe të ardhme më të mirë.

“Përkrahja nga Kryeministri Ramush Haradinaj për Therandën do të vazhdoj”.

Natyrisht edhe premtimi im që angazhimi do të mbetet gjithmonë për qytetarët është i garantuar.

Zhvillimi ekonomik dhe shpresa për të ardhmen nuk mungon, ngase ne besojmë dhe punojmë”, ka shkruhar Muharremaj.