Çlirim Gashi
14.04.2019, 19:43

Kryetari Muharremaj konsultohet me qytetarët për projektet e qytetit

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka diskutuar me banorët e lagjeve të ndryshme në këtë komunë për projektet që priten të realizohen sivjet dhe vitet e ardhshme.

Muharremaj ka thënë se komuna e Suharekës ka shumë projekte serioze për të cilat ka nevojë të konsultohet edhe me qytetarët.

“Me banorët e lagjeve të ndryshme të qytetit kemi diskutuar mbi projekte të ndryshme të cilat do të realizohen viteve të ardhshme. Ka shumë projekte serioze për të cilat kemi nevojë për këshillat dhe propozimet e qytetarëve. Ritmi i punimeve do të ketë dinamikë të shtuar në mënyrë që të kemi një zhvillim të përshpejtuar ekonomik”, ka thënë Muharremaj.