Kryetari Muharremaj kërkon që një orë mësimore ti kushtohet Ditës së Çlirimit 13 Qershori

Sot Kryetari Muharremaj, ka takuar drejtorët e të gjitha shkollave të Komunës së Suharekës, ku gjatë këtij takimi i ka shpalosur edhe disa kërkesa për mësimdhënësit.

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot pasi takoi drejtorët e shkollave, bashkëbiseduan për ecurinë e vitit shkollor, por Kryetari Muharremaj ka edhe një kërkesë për nder të Ditës së Çlirimit 13 Qershorit në Suharekë.

Sot në takimim me drejtorët e shkollave, mes tjerash Muharremaj ka kërkuar, që një orë mësimore para shënimit të Ditës së Çlirimit 13 Qershori, tu spjegohet nxënësve më shumë rreth luftës së fundit.

Duhet që gjeneratat e reja të mësojnë më shumë rreth luftës së UÇK – së, ku fal asaj sakrifice ne sot jetojmë të lirë, tha Muharremaj.

Poashtu në kuadër të aktivitetve do të përfshihen shumë shkolla, në mënyrë që ta festojmë dhe kujtojmë sa më mirë bashkarisht.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.