Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj shihet të jetë tejet i përkushtuar në ruajtjen e ambientit në gjithë territorin e komunës tonë.

Sipas kryetarit dhe asaj që shihet në praktikë pastrimi i lumenjve po vazhdon në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Përkushtimi i kryetarit në ruajtjen e ambientit del të jetë serioz, gjithsesi me ndihmën e qytetarëve që është e mirëpritur nga ana e kryetarit.

Nëse secili e kemi nën kujdes ambientin e lagjeve në qytet, fshatrave dhe kudo ku jetojmë, e mira e përbashkët është se e trashëgojmë për brezat e ardhshëm, Komunën që të gjithë e duam, me ambient të pastër dhe të shëndetshëm.

Nga raportimet e deritanishme shihet se komuna është duke punuar në rregullimin dhe pastrimin e lumenjëve dhe shtratit të tyre si në lumin: Toplluha, në Tërrnje, Mushtisht dhe lumenjtë tjerë.

Vitin e kaluar Komuna e Suharekës ishte nderuar me Mirënjohje, për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018” që ka zgjatur nga data 15 shtator deri me 15 dhjetor 2018, ndërsa në janar Komuna e Suharekës për aktivitetin e pastrimit, fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro.