Kryetari i SBAShK’ut për mësimdhënësit që refuzojnë të vaksinohen: S’do kundërshtojmë nëse merren masa ndaj tyre

30.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndonëse për mësimdhënësit ka kohë që është hapur aplikimi për vaksinim, por një gjë të tillë nuk po praktikohet nga një për qindje e madhe e mësimdhënësve. Para disa dite ka qarkulluar lajmi se vetëm 7 mijë e 200 mësimdhënës janë […]

Kryetari i SBAShK’ut për mësimdhënësit që refuzojnë të vaksinohen: S’do kundërshtojmë nëse merren masa ndaj tyre Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndonëse për mësimdhënësit ka kohë që është hapur aplikimi për vaksinim, por një gjë të tillë nuk po praktikohet nga një për qindje e madhe e mësimdhënësve.

Para disa dite ka qarkulluar lajmi se vetëm 7 mijë e 200 mësimdhënës janë vaksinuar kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i personi arsimor në nivel vendi është 24 mijë e 370.

Numër ky i lartëcekur po vlerësohet i vogël dhe brengosës e rrezik për vijimin normal të vitit të ri shkollor.

Interesimi i ulët nga punëtorët arsimor për tu vaksinuar po shihet si shqetësuese nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj në një prononcim për Infosot.com thotë se mësimdhënësit duhet sa më shpejt që të paraqiten në qendrat e vaksinimit.

“Të punësuarit në sektorin e arsimit sa më shpejtë që të jetë e mundur të paraqiten në qendrat e vaksinimit për ta marrë vaksinën dozën e parë por edhe dozën e dytë. Në këtë mënyrë do të jenë të mbrojtur dhe të përgatitur që ta fillojnë sa më mirë vitin shkollor dhe të ketë rrjedhë të mbarë”.

Tutje, Jasharaj njofton se për të diskutuar për këtë cështje, do të takohet javën tjetër me ministren e arsimit Arbërie Nagavci. Jasharaj thotë se nëse mësimdhënësit prapë do të refuzojnë të vaksinohen, atëherë do ta mbështesi cdo masë të marrë nga institucionet arsimore.

“Të martën do ta kemi një takim me ministren e arsimit Arbërie Nagavcin dhe besoj që së bashku do dalim me një apel të përbashkët përmes mediave dhe besoj se ky apel do të ndikoj tek punëtorët e arsimit. SBASHK-u nuk ka ndonjë mundësi të marrë masa, ne jemi ata që i mbrojmë mësimdhënësit por nëse institucionet dalin me ndonjë propozim apo ndonjë masë që do të ndikonte në vaksinim, atëherë ne nuk do ta kundërshtojmë”.

Ndryshe nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka thënë se nuk ka ligj që e bënë vaksinimin të detyruar.