Kryetari i SBAShK-ut sërish ultimatum Qeverisë Kurti: Drynat i kemi të gatshëm
Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata i kanë gati drynat dhe në shkurt nëse nuk plotësohen kriteret do të mbyllen shkollat. “Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në […]
Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata i kanë gati drynat dhe në shkurt nëse nuk plotësohen kriteret do të mbyllen shkollat.
“Ti japim një afat publikisht t’i themi sindikatat t’presin deri n’prill , në të vërtetë shkurt. Mas shkurtit shkollat i ki të mbyllura, policinë do ta kesh të trazuar, shëndetësinë do ta kesh në kollaps, ujësjellësin e të tjerë. Apo do të thojmë bëni çka doni e asi.
Unë konsideroj po them në emër të SBAShK-ut, duke e njohur SBAShK-un mirë ne mund tii japim mbase qeverisë ndonjë afat. Po kur kalon ai afat ne drynat i kemi të gatshëm dhe shkollat do të jenë të mbyllura me gjithë çerdhe”, deklaroi Jasharaj.
Kryetari i SBAShK-ut këto komente i ka bërë në takimin e jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.
Këto komente ai i ka bërë në një takim të jashtëzakonshëm të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së./EO/