Kryetari i SBASHK-ut për Ligjin e Pagave: Afat deri në mars e mos t’na sulmojnë!

14.12.2021

I pari i SBASHK-ut ka thënë se gjatë këtij takimit janë marrë vesh që në fund të muaji mars të votohet Ligji i Pagave. Po ashtu, ministrja Nagavci e ministri Sveçla i kanë premtuar Rrahman Jasharajt se në fillim të marsit do të nisin debatet dhe konsultimet me Sindikatat e vendit. “Ai na ka premtuar […]

Kryetari i SBASHK-ut për Ligjin e Pagave: Afat deri në mars e mos t’na sulmojnë! Foto: Ilustrim

I pari i SBASHK-ut ka thënë se gjatë këtij takimit janë marrë vesh që në fund të muaji mars të votohet Ligji i Pagave.

Po ashtu, ministrja Nagavci e ministri Sveçla i kanë premtuar Rrahman Jasharajt se në fillim të marsit do të nisin debatet dhe konsultimet me Sindikatat e vendit.

“Ai na ka premtuar që në mars do të filloj debati dhe konsultimet me Sindikatat, dhe deri në fund të marsit versioni me pajtueshmëri me Sindikatat do të shkojnë në qeveri për të votuar dhe për të filluar pastaj procedurat për Parlamentin, ne jemi dakorduar për këtë”, tha ai për Front Online.

Pavarësisht kësaj, Jasharaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që t’i ndal sulmet ndaj organizatave sindikale.

“Ne i kemi dhënë këtë afat që kanë kërkuar, por le ta dinë edhe ministri Sveçla, dhe kryeministri Kurti le t’i ndalin sulmet ndaj sindikatave për organizmin sindikal, por le të merren me punët e tyre, le të merren me ligjin, se marsi vjen, fundi i marsit do të sjell ose ligjin në Parlament ose protesta e greva për të cilat ne nuk jemi fajtorë dhe qytetarët e Kosovës duhet të na kuptojnë”, tha ai.