Kryetari i SBASHK-ut pas takimit me ministrat: Qeveria theu akullin e barrikadave, kërkesat s’ndryshojnë

02.12.2021

Jasharaj ka thënë se pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë marrë zotim se Ligji i Pagave është duke u puuar nga institucionet përgjegjëse në mënyrë më intensive. Po ashtu, ai ka shtuar se kanë marrë zotim se Ligji i Pagave nuk do të shkojë […]

Kryetari i SBASHK-ut pas takimit me ministrat: Qeveria theu akullin e barrikadave, kërkesat s’ndryshojnë Foto: Ilustrim

Jasharaj ka thënë se pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë marrë zotim se Ligji i Pagave është duke u puuar nga institucionet përgjegjëse në mënyrë më intensive.

Po ashtu, ai ka shtuar se kanë marrë zotim se Ligji i Pagave nuk do të shkojë në Qeveria pa e marrë edhe miratimin e sindikatave.

“Është mirë që ndodhi ky takim dhe më në fund besoj që ai akulli i barrikadave të Qeverisë kundër dialogut është thyer dhe uroj të vazhdohet me dialogun.

Kemi biseduar për Ligjin e pagave dhe e mira e gjithë këtij takimi është se më në fund nga njeriu i parë i kësaj çështje ministri Sveçla jemi informuar se Ligji është duke u punuar, por edhe ekipi i ekspertëve që ai e ka krijuar janë duke punuar në përpjekje për t’i hequr defektet qe i ka cekur Kushtetuesja dhe ministri Sveçla na premtoi që me të hequr këto defekte në pjesën e dytë të këtij ligji do të ftohen edhe sindikatat dhe na premtoi se versioni final nuk do të shkoj në Qeveri për t’u votuar pa u bërë bashkëbiseda dhe angazhimet me sindikatat”, ka thënë i pari i SBAShK-ut për EkonomiaOnline.

Por, përkundër kësaj ai përsëri insiston se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me veprime sindikale. e kjo duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme në muajin janar.

“Do ta mbajmë një takim online me kryetar dhe ata që do ta thonë fjalën e fundit. Problem tjetër na doli sepse masat e reja po kufizojnë numrin e pjesëmarrësve qoftë edhe në ambiente të hapura dhe kjo e keqëson situatën dhe mbase kryetarët do të mendojnë për një ide tjetër të cilën nuk e dëshirojmë e që është greva”, tha Jashari.