Kryetari i SBASHK-ut: Ne kemi kërkuar laptopë për të zëvendësuar shkumësin e shpuzën

15.12.2021

Ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se mësimdhënësit nuk po kërkojnë rritje të pagave, por miratimin e Ligjit të Pagave. “Ne po kërkojmë Ligjin e Pagave e jo rritje pagash. Është hera e parë në këta 20 vjet që një Qeveri përzihet në punën e sindikatave”, ka deklaruar Jasharaj. Sipas tij, […]

Kryetari i SBASHK-ut: Ne kemi kërkuar laptopë për të zëvendësuar shkumësin e shpuzën Foto: Ilustrim

Ai në emisionin Debat Plus të TV Dukagjini ka thënë se mësimdhënësit nuk po kërkojnë rritje të pagave, por miratimin e Ligjit të Pagave.

“Ne po kërkojmë Ligjin e Pagave e jo rritje pagash. Është hera e parë në këta 20 vjet që një Qeveri përzihet në punën e sindikatave”, ka deklaruar Jasharaj.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk ka të drejtë t’i bëjë sindikatën përgjegjëse për gjendjen në arsim.

“Fajin e kanë subjektet e shtetit që janë deklaruar se e kanë prioritet arsimin, ne kemi kërkuar laptop për t’i zëvendësuar shkumësin dhe shpuzën. Ne s’jemi revoltuar vetëm tani, por kemi bërë greva edhe kur ishin ministrat tjerë”, u shpreh Jasharaj.

Ndryshe, Jasharaj, ka deklaruar gjatë një debati të mëhershëm për pagat në sektorin publik, se muaji janar 2022 mund ta gjejë vendin me protesta e greva, nëse Qeveria Kurti nuk i takon krerët e kësaj sindikate.