Kryetari i SBAShK-ut “kërcënon” Qeverinë: Protestat e grevat vështirë të ndalen

25.11.2021

Ai ka thënë se protestat e grevat dihet kur do të fillojnë, por vështirë të ndalen. “Uroj që nga nesër e sot të ulemi me qeverinë, të mos na injorojë më sepse në të kundërtën do të kemi protesta, do të kemi edhe greva, të cilat dihen kur fillojnë por është vështirë të ndalen”, ka […]

Kryetari i SBAShK-ut “kërcënon” Qeverinë: Protestat e grevat vështirë të ndalen Foto: Ilustrim

Ai ka thënë se protestat e grevat dihet kur do të fillojnë, por vështirë të ndalen.

“Uroj që nga nesër e sot të ulemi me qeverinë, të mos na injorojë më sepse në të kundërtën do të kemi protesta, do të kemi edhe greva, të cilat dihen kur fillojnë por është vështirë të ndalen”, ka thënë Jasharaj.

Ndryshe,kKryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim Syla në një konferencë për media u ka kërkuar falje të gjithë pacientëve për grevën e mbajtur gjatë së enjtes në të gjithë sistemin shëndetësor.

Ai ka bërë të ditur se greva e thirru për shka të moszbatimit të Ligjit të Pagave, është respektuar nga të gjithë punonjësit shëndetësor.

Syla ka sqaruar se shërbime u janë ofruar të gjithë pacientëve që kanë qenë në gjendje emergjente.

“Pacientë të dashur iu kërkojnë falje që Qeveria Kurti për tetë orë na bëri që të ndahemi nga ju. Në 43 qendra shëndetësore, në 7 spitale regjionale, qendra të mjekësisë i janë përgjigjur 100% grevës. Ky është unitet tregon se jeni të bashkuar për kërkesat e tona legjitime” tha ai.

“Janë punuar të gjitha rastet emergjente, siç është rasti i një fëmije në Kirurgjinë Torakale, nuk është lënë asnjë rast pa u punuar që ka qenë emergjent”, shtroi Syla.

Ai i ka bërë thirrje kreut të Qeverisë që të takohen për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre, duke shtuar se nuk janë të interesuar për trazira sociale. Madje ai iu është lutur Kurti me fjalët “Le të jetë ky mesazhi i fundit për Qeverinë, mos ta ndani prej pacientëve, mos ta shti me bo gjeste që nuk duam, nëse ju doni trazira sociale, ne do ta ruajmë shtetit tonë. Zoti kryeministër të lutem të përgjërohem, të takohemi, kthjelluni dhe na ftoni në takim”.