Kryetari i SBASHK-ut: Dhjetori mund të na gjejë në grevë nëse nuk na plotësohen kërkesat
Përmes një reagimi të bërë nga SBASHK-u, kanë deklaruar se Qeveritë e kaluara nuk u kanë ikur debateve si dhe takimeve. “Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva, si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve […]
Përmes një reagimi të bërë nga SBASHK-u, kanë deklaruar se Qeveritë e kaluara nuk u kanë ikur debateve si dhe takimeve.
“Do kujtuar se në gjithë këto vite kishte edhe greva, si ajo në tërë sistemin arsimor që nga çerdhet e deri në Universitete. Qeverive atëherë kjo nuk iu pëlqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin të krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, që mbase edhe nuk i kanë pasur fare për qejfi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Po ashtu, nga kjo sindikatë kanë deklaruar se angazhimet sindikale nuk janë larg, kështu duke paralajmëruar grevë në tërë sistemin arsimor.
Ndërkaq, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se përkundër inistimeve të vazhdueshme të tyre për të diskutuar me kreun e Qeverisë kjo është bërë e pa mundur.
Ai thotë se Kurti nuk ka qenë i gatshëm që asnjëherë t’i dëgjojë kërkesat e tyre, prandaj edhe ka pohuar se në mbledhjen që do mbahet me Këshillin e Përgjithshëm do të vendoset saktësisht se cilat do të jenë masat sindikale që do të ndërmarrin.
Sipas tij, nëse Qeveria nuk realizon kërkesat e tyre, dhjetori do t’i gjejë në grevë.
“Këto janë apele me dëshirën e vetme që të ulemi dhe të bisedojmë, por nëse ky hezitim i ministrit Murati por edhe i kryeministrit, atëherë më së largu që mund të them pa precizuar ndonjë datë, por që do kemi një takim me Këshillin drejtues dhe nëse ata vendosin sidomos në pjesën e parë të dhjetorit, atëherë e keqja do të vijë që unë nuk mund t’i saktësojë, por në këtë situatë që jemi dhjetori mund ta gjejë arsimin në greva”.
Tutje Jasharaj tha se Ligji i pagave sa më shpejt duhet që të zbatohet, poashtu sigurimet shëndetësore e rritja e premtuar e pagave për sektorin e arsimit.