Kryetari i ri i BSPK-së: Paga minimale të rritet në 300 euro
Tashmë shkalla e papunësisë në vendin tonë është rritur në mbi 40 përqind, e kjo si pasojë edhe e pandemisë. Rritja e pagës minimale është premtuar edhe nga Qeveria Kurti, premtim ky i fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Kryesindikalisti Atdhe Hykolli, ka kërkuar rritjen e pagës minimale në 300 euruo, duke thënë se […]
Tashmë shkalla e papunësisë në vendin tonë është rritur në mbi 40 përqind, e kjo si pasojë edhe e pandemisë.
Rritja e pagës minimale është premtuar edhe nga Qeveria Kurti, premtim ky i fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kryesindikalisti Atdhe Hykolli, ka kërkuar rritjen e pagës minimale në 300 euruo, duke thënë se një gjë e tillë është urgjente dhe se sa më parë duhet të ndryshojë.
Po ashtu, ai si kryetari i BSPK-së ka premtuar edhe nënshkrimin e pagës kolektive dhe njohjen e përvojës së punës të punëtorëve të viteve të 90-ta.
Hykolli u ka bërë thirrje edhe institucioneve që të mos lejojnë qytetarët që të ikin nga vendi, kjo si shkak i pagave të ulëta.
“Prioriteti im që do ta bënte mirëqenien më të mirë do të jetë negocimi i kontratës kolektive që është shumë i rëndësishëm, paga minimale që është shumë diskriminuese. Dhe nëse flasim për pagën minimale që nga viti 2011 nuk është ndryshuar, nuk është negociuar.
Tek kjo pikë kisha bërë një thirrje dhe lutje nëse duam që t’i kthejmë njerëzit dhe të mos lejojnë që të ikin nga vendi që sa më shpejt të merret vendimi që të rritet paga minimale.
Vet kam qenë pjesë e Këshillit Ekonomik Social dhe kemi biseduar shumë herë dhe jemi dakorduar me partnerët social që paga minimale të jetë 300 euro. Mirëpo ajo deri sot nuk është zbatuar”, shprehet ai për KosovaPress.