Kryetari i OEK kërkon hapjen graduale të bizneseve: Duhen 600 milionë € për rimëkëmbjen e ekonomisë

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në një konferencë për medie lidhur me situatën ekonomike në pandemi, prezantoi disa hapa që duhet të bëhen drejtë hapjes graduale të veprimtarive biznesore dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Ai tha se Prishtina duhet të largohet nga karantina nga java tjetër. Rukiqi shtoi se fillimisht duhet që të fillojë hapja e bizneseve në sektorin e ndërtimtarisë dhe komplet sektori i prodhimit.

“Prishtina të dalë nga karantina javën e ardhshme, kurse në komunat e tjera të fillojë hapja e disa sektorëve si ndërtimtaria dhe të lejohet komplet rrjeti i prodhimi. Mjete e pakos emergjente të futen në qarkullim dhe të vazhdohet me lehtësirat fiskale, të shtyhet pagesa e tatimeve”.

Gjatë muajit maj ai ka thënë se qysh në javën e parë duhet që të fillojnë punën bizneset me pakicë, në javën e tretë të fillohet me shërbimet.

Kurse sipas tij, deri më 10 qershor duhet që të jetë gati korniza e rimëkëmbjes ekonomike.

“Kurse gjatë majit të fillojë e gjithë shitja me pakicë, që nga java e parë e majti. Nga java e tretë e majti të fillohet me shërbimet, e më pas të fillohet edhe me hapjen e kafeneve, restorantet edhe transporti sa të ketë mundësi”.

“Deri më 10 qershor të jetë e gatshme korniza e rimëkëmbjes, ajo të jetë realiste dhe të bazohet në gjendjen aktuale. 98% e ndërmarrje në Kosovë janë të prekura nga efekte e pandemisë”, tha ai, raporton EO.

Sipas kreut të OEK-ur, për të dalë nga kriza që ka prekur 95% të bizneseve duhen deri në 600 milionë euro, mjete këto që duhet të sigurohen nga institucione financiare ndërkombëtare dhe buxhetit i vendit.

“Për të dal nga kjo gjendje duhet që të sigurohen 200 milionë euro nga BE-ja, FMN-ja, edhe BB-ja. Kurse nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim deri në 100 milionë, 200 milionë nga buxheti dhe bilanci bankar, dhe 100 milionë euro nga borxhi publik, përfshi edhe mjete e Trusit. Pako për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2020 dhe vitin 2021 duhet të ishte 550 milion deri në 600 milionë euro”.

“…nëse nuk ndihmohen deri në 50% e bizneseve mund të rrezikohen”.

Ai pati edhe rekomandime se si duhet që të sillen edhe kompanitë dhe cilat duhet që të jenë masat mbrojtëse, raporton EO.

Fjalimi i plotë:

Qendrimi i Odes per hapjen graduale te ekonomise dhe rimekembjen ekonomike

Sot ne konference per media, prezantova disa hapa qe duhet te behen drej hapjes graduale te veprimtarive biznesore dhe rimekembjes ekonomike

1) Per hapjen graduale te bizneseve

Java qe po vjen:
– Prishtina te largohet nga karantina
– Te fillohet te lejohet puna ne sektore qe kane rrezikshmeri te ulet: ndertimtaria dhe prodhimi
– Te futen ne qarkullim mjetet e pakos emergjente
– Te vazhdohen lehtesirat fiskale

Gjate majit:
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere zingjirin e shitjes me pakice, perkatesisht ne objekte deri 800m
– Te mundesohet fillimi i punes ne tere sektorin e sherbimeve
– Te hartohet plani operativ per hapjen graduale te HORECA-s dhe Transporit

2) Fokusi i pakos se rimekmebjes ekonomike

– Fuqizimi i sektorit shendetsor
– Likuiditeti i kompanive
– Garantimi i kredive
– Ruajtja e vendeve te punes dhe krijimi i vendeve te reja te punes
– Pushime nga pagesa e tatimeve (Tax holidays) dhe norme e diferencuar e TVSH-se, per sektore te caktuar
– Dixhitalizimi i bizneseve
– Aftesia konkurruese e bizneseve ne tregjet e jashtme dhe integrimi ne zingjiret nderkombetare te furnizimit

3) Financimi i pakos se rimekmbejs ekonomike (550 milione euro – 600 milione euro)

Burimet e financimit:

– 200 milione (BE, FMN, Banka Boterore)
– 50-70 milione nga BERZH
– 200 milione nga buxheti dhe bilanci banker
– 100 milione nga borxhi publik

Ne total 550 – 600 milione euro per vitin 2020 dhe vitin 2021

4) Masat qe duhet te ndermerren nga kompanite

– Te pergaditen me masa mbrojtese adekuate
– Te instalojne sisteme te rregullta te dezinfektimit
– Te pergadisin hapesirat e punes, per ruajtje te distances sociale
– Te pergadisiin programe te kthimit te konfidences te konsumatoreve
– Te pergadisin plane te brendshme te rimekembjes
– Te pergadisin strategji te transformimit te menyres te berit biznes, perfshire dixhitalizimin dhe automatizimin e proceseve
– Te pergaditen per integrim ne zingjiret nderkombetare te furnzimit.

RAPORTO