Kryetari i Odës Ekonomike: Qeveria në ardhje prioritet ta ketë vaksinimin e pastaj ekonominë
Pandemia globale SARS-Cov-2, e njohur si koronavirusi, përpos përhapjes së shpejt të saj, ka rrezikuar në mbylljen e bizneseve në ekonomi. Edhe ekonomia e Kosovës nuk la pa u prekur nga kjo gjë, ku shumë biznese Këtë e ka pohuar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Rukiqi deklaron se restorante e baret […]
Pandemia globale SARS-Cov-2, e njohur si koronavirusi, përpos përhapjes së shpejt të saj, ka rrezikuar në mbylljen e bizneseve në ekonomi.
Edhe ekonomia e Kosovës nuk la pa u prekur nga kjo gjë, ku shumë biznese
Këtë e ka pohuar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Rukiqi deklaron se restorante e baret kanë qenë të rrezikuara.
Restorante e baret kanë qenë të rrezikuara dhe e njëjtë ka ndodhur edhe në sektorin e transportit, ku vazhdimisht ka pasur kufizime dhe probleme për shkak se është ulur numri i udhëtarëve që e kanë përdorur transportin rrugor, këto kanë efekte zingjirore”, ka shtuar ai.
Rukiqi ka bërë të ditur se qeveria në ardhje duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e prioritet të jetë së pari shëndeti publik në këtë kohë pandemie, e pastaj ekonomia.
“Një qeveri që vjen duhet ta ketë një program 4 vjeçar, e në atë program duhet t’i shohin prioritetet strategjike në ekonominë e vendit. Prioritet duhet të jetë shëndeti publik që lidhet me ekonominë, se nëse nuk përfundon pandemia sepse ne do të kemi prapë diskutime se a do të mbyllemi apo jo, apo kemi masa kufizuese a jo”, shtoi ai për Indeksonline.
“Vendet e tjera kanë ndërtuar një strategji, që gradualisht të hapen nga vala e dytë, e të njëjtën kohë të përcjellët në mënyrë paralele me vaksinimin e popullsisë, duhet të jetë prioriteti i parë, pra gradualisht të kemi një plan në mënyrë që të dalim nga pandemia, ku vendet e tjera kanë një shkallë të lartë të vaksinimit e rënie të numrit të të infektuarve”, ka thënë ai.
Rukiqi ka thënë se nga qeveria në ardhje pret që të ketë politika lehtësuese tatimore, e të ketë përkrahje konkrete financiare për ato sektorë që janë prekur, e sipas tij pret bashkërisht që të ketë një qeveri e të ketë një partneritet me ta.