Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës: Zbritja e çmimit të naftës do të ndodhë para fundit të vitit

30.11.2021

Një rënie e tillë po reflektohet edhe në vendin tonë. Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për Telegrafin ka thënë se rënie e lehtë e çmimeve të naftës po bëhet edhe në Kosovë duke shtuar se zbritja do të ndodhë para vitit të ri. Ai ka thënë se çmimi i naftës përcaktohet […]

Kryetari i Naftëtarëve të Kosovës: Zbritja e çmimit të naftës do të ndodhë para fundit të vitit Foto: Ilustrim

Një rënie e tillë po reflektohet edhe në vendin tonë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, për Telegrafin ka thënë se rënie e lehtë e çmimeve të naftës po bëhet edhe në Kosovë duke shtuar se zbritja do të ndodhë para vitit të ri.

Ai ka thënë se çmimi i naftës përcaktohet nga bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC.

“Sa i përket çmimit të naftës është fakt që e përcakton bursa botërore dhe organizata prodhuese OPEC. Çmimet kanë filluar ta kenë një rënie të lehtë, kështu që edhe në Kosovë është duke u reflektuar”, tha Berjani.

Sipas tij, një litër naftë në Kosovë po tregtohet me 1.16 euro deri 1.20 euro, kurse e benzinës me 1.20 euro deri 1.30 euro.

“Pra, një ulje e lehtë e çmimit ka filluar të jetë edhe në Kosovë, ky është një sinjal i mirë se zbritja do të ndodh para vitit të ri, e jo pas saj ashtu siç ishte paralajmëruar nga OPEC”, përfundon ai.