Kryetari i Naftëtarëve në Kosovë: Rritja e çmimit të naftës pritet të vazhdojë deri në gjysmën e marsit

28.02.2022

I pari i shoqatës së naftëtarëve ka thënë se rritja e çmimit të naftës pritet të vazhdojë deri në gjysmën e muajit mars. Ndërkaq, sipas tij në fundin e muajit mars pritet që të stabilizohet tregu i sektorit të karburanteve. “Kjo rritje pritet të vazhdojë deri nga gjysma e marsit, sipas parashikimeve të ekspertëve të […]

Kryetari i Naftëtarëve në Kosovë: Rritja e çmimit të naftës pritet të vazhdojë deri në gjysmën e marsit Foto: Ilustrim

I pari i shoqatës së naftëtarëve ka thënë se rritja e çmimit të naftës pritet të vazhdojë deri në gjysmën e muajit mars.

Ndërkaq, sipas tij në fundin e muajit mars pritet që të stabilizohet tregu i sektorit të karburanteve.

“Kjo rritje pritet të vazhdojë deri nga gjysma e marsit, sipas parashikimeve të ekspertëve të industrisë, dhe thuhet se do të jenë çmimet më të larta të të gjitha kohrave. Në fundin e marsit pritet të stabilizohet tregu i sektorit të karburanteve.

Do të rritet prodhimi dhe do të kemi stabilizim të tregut në tërë botën”, tha ai për GazetënBlic.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se është njëra ndër arsyet që ka ndikuar në rritjen e çmimit të derivateve.

Sipas tij, dihet se gjendja ekonomike e kosovarëve është e vështirë dhe se çmimet e derivateve janë shumë të larta, por kjo shton ai po ndodhë në tërë Botën.

Berjani thotë se çmimet i përcakton berza dhe organizata prodhuese-OPEC.

Sipas Berjanit, derivatet në Kosovë janë më të lira se sa në shumicën e vendeve të rajonit.