Kryetari i Naftëtarëve: Kosova ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon

08.03.2022

Berjani në emisionin dPT te Fidani në T7 ka treguar se çmimet në rritje janë trend global dhe se ato mund të vazhdojnë të rriten. Ai ka shtuar se çmimet nuk i përcaktojnë vet ata, por i përcakton BERZA dhE OPEC. “Çmimet nuk i përcaktojnë ne. I përcakton BERZA dhe OPEC. Ka ndikuar tepër edhe […]

Kryetari i Naftëtarëve: Kosova ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon Foto: Ilustrim

Berjani në emisionin dPT te Fidani në T7 ka treguar se çmimet në rritje janë trend global dhe se ato mund të vazhdojnë të rriten.

Ai ka shtuar se çmimet nuk i përcaktojnë vet ata, por i përcakton BERZA dhE OPEC.

“Çmimet nuk i përcaktojnë ne. I përcakton BERZA dhe OPEC. Ka ndikuar tepër edhe lufta Ukrainë-Rusi. Në 20 vitet e fundit kurrë çmime të larta nuk ka pasur në Europë dhe botë. I gjithë rajoni ka çmime më të larta se sa në Kosovë. Në Shqipëri është gati 2 euro çmimi i dizellit. E vetmja që e ka më lirë se ne është Maqedonia. Atje është çmimi diku 15 cent më I lirë për shkak të akcizës. Vetem tek dizeli. Benzina është e barabartë se ne”, ka thënë ai.

Berjani ka treguar se çmimi i benzinës ka rënë në botë dhe edhe në Kosovë.

“Benzina ka rënë për 120 dollarë në treg dhe menjëherë ka zbritur edhe tek ne”, shtoi ai.