Kryetari i LDK-së, Mustafa tregon porosinë e ambasadorëve për koalicionin me Vetëvendosjen!

21.01.2020

Lëvizja Vetëvendosje dje edhe zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës. Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa pas këtij vendimit Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës […]

Kryetari i LDK-së, Mustafa tregon porosinë e ambasadorëve për koalicionin me Vetëvendosjen! Foto: Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dje edhe zyrtarisht ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa pas këtij vendimit Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa për sot ka thirrur mbledhje të kryesisë së LDK-së.

Po ashtu sot në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovë ka qëndruar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për IndeksOnline ka deklaruar se ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar që sa më shpejtë Kosova t’i krijojë institucionet e saja.

Ai ka konfirmuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë, do të trajtohet çështja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi kjo e fundit edhe “de jure” i dërgoi presidentit mandatarin për kryeminstër.

“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë… sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me  ba marrëveshje”, është shprehur ai.

“Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa.