Lajme

Kryetari i LDK-së, Mustafa deklarohet se kush s’mund të qeverisë Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se jo të qeverisin me Kosovën, ata që sipas tij, janë të korruptuar.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën.

Postimi i Plotë: Jo, jo!
Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.
Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.