08.11.2019, 15:16

Kryetari i LDK-së: Kemi pajtueshmëri të përgjithshme, e pranojmë kryeministrin nga partia e parë në zgjedhje

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku në këtë mbledhje u diskutua për koalicionin e mundshëm me partinë e cila doli e para në zgjedhjet e parlamentare, Lëvizjen Vetëvendosje, pas negociatave të zhvilluara deri më tani, ku edhe dje ishte takimi i fundit mes dy grupeve punuese të këtyre subjekteve politike.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa doli në një konferencë për media duke thënë se kemi arritur një pajtim në nivel mjaft të kënaqshëm.

“Ne sot në mbledhje u informuam nga ekipi ynë lidhur me rrjedhën e negociatave, dialogut që po zhvillohen me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizmin e programit qeverisës.

Po ashtu Mustafa tha se kemi arritur pajtime edhe sa i përket organizimit të qeverisë dhe mënyrës se si do të funksionojë qeveria, raporton IndeksOnline.

“Po ashtu kemi arrit në pajtime për një nivel të knaqshëm dhe sa i përket organizimit të qeverise dhe menyrës se si do të funksionoj qeveria, në sa mnistri dhe si do të shpërndahen ato dhe për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave”.

Mustafa tha se: “Kemi pajtushëmri të përghithshme që ekipi ynë të vazhdoj edhe më tutje për harmonizimin. Kjo është një fazë që ne e kemi kryer. Do të vaqzhojm pas certifikimit të rezultateve”.

LEXO EDHE:  Vjen një njoftim i rëndësishëm për ata që duan të pajisen me patentë shofer

Ndër të tjerash Mustafa tha se kjo qeveri do të jetë qeverisje katër vjeqare dhe ne do të mirremi dhe do të zgjidhim një marrëveshje të përbashkët katërvjeqare.

Kryetari i LDK-së ka folur lidhur me deklarat se emri i kryeministrit sillet në zyrët e kësaj partie, ai tha se ne u përmbahemi fjalëve që do ta pranojmë kryeministrin e partisë që del e para.

“Ne do ta pranojmë kryeministrin e partisë që del e para dhe ne do t’i përmbahemi këtij parimi, nuk kemi fol sot veçenarisht për këto, do të flasim në takim me Albin Kurtin, do të mirremi  vesh dhe do ta bëjmë publike para jush”.

Ndërkohë ai tregoi në cilat pika nuk po gjejnë pajtueshmëri të plotë me partine fituese të 6 tetorit.

“Unë pët pika nuk do të lëshohen por janë disa qeshtje të ekonomisë ka oërafri të qështjes se tatimeve të taksave dhe kemi kujdes për mos ngarkimin e qytetarëve për taksa të reja dhe çëshjeve sociale që ka disa dallime”, ka thënë ai.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.