Kryetari i Kuvendit, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit

16.01.2020

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. Glauk Konjufca ka bërë të ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje. Rendi i ditës: Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e […]

Kryetari i Kuvendit, Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit Foto: Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca (Anadolu Agency)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII.

Glauk Konjufca ka bërë të ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
  2. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
    II.  Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. ​