Kryetari i IKShPK-së: Falë qytetarëve kemi arritur të mbajmë nën kontroll situatën pandemike në Kosovë

25.05.2020

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se situata shëndetësore në Kosovë është më e mirë se asnjëherë më parë sa i përket koronavirusit. Gjatë një konference për media, Ramadani ka falënderuar qytetarët dhe prijësit fetarë duke ndihmuar në mbajtjen nën kontrollë të situatës pandemike. Drejtori i IKSHPK-së thotë […]

Kryetari i IKShPK-së: Falë qytetarëve kemi arritur të mbajmë nën kontroll situatën pandemike në Kosovë Foto: Ilustrim

Drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se situata shëndetësore në Kosovë është më e mirë se asnjëherë më parë sa i përket koronavirusit.

Gjatë një konference për media, Ramadani ka falënderuar qytetarët dhe prijësit fetarë duke ndihmuar në mbajtjen nën kontrollë të situatës pandemike.

Drejtori i IKSHPK-së thotë se duke respektuar masat mbrojtëse nuk do të jetë e vështirë që të mbahet situata nën kontrollë.

“Situata epidemiologjike tani është më e qëndrueshme. Ju e keni vërejtur edhe lakoren e ecurisë së pandemisë.  Edhe me të drejtë ju keni pyetur se kur është rreziku i pandemisë. Ne kemi arritur ta mbajmë situatën nën kontroll duke e mbajtur lakoren e sheshtë. Deri më tani i kemi 1032 raste. Ne kemi thënë se rreziku i shpërthimit të pandemisë ka qenë muaji prill. Ne e kemi mbajtur nën kontroll jo vetëm me masat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por edhe me zbatimin e tyre nga ana e qytetarëve dhe me përkufizimin e tyre. Ne e kemi tejkaluar bashkërisht këtë situatë pandemike, por akoma nuk ka kaluar, sepse ne jemi në një bisht i cili mund të zgjasë deri disa javë”, ka thënë Ramadani.