Kryetari i gastronomëve: Ftohja në terasa më e dëmshme se Delta

22.09.2021

Si shkak i këtyre masave, tash e disa javë lokalet e gastronomisë janë duke punuar vetëm duke shfrytëzuar vetëm hapësirat e jashtme të lokalit, vetëm në tarraca. Pavarësisht se gastronomët janë shprehur kundër kësaj mase, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për heqje të këtij vendimi nga Qeveria e Kosovës. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit […]

Kryetari i gastronomëve: Ftohja në terasa më e dëmshme se Delta Foto: SuharekaOnline

Si shkak i këtyre masave, tash e disa javë lokalet e gastronomisë janë duke punuar vetëm duke shfrytëzuar vetëm hapësirat e jashtme të lokalit, vetëm në tarraca.

Pavarësisht se gastronomët janë shprehur kundër kësaj mase, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për heqje të këtij vendimi nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka shprehur përsëri pakënaqësinë e tij lidhur me këtë vendim të Qeverisë për kufizim të punës në lokalet e gastronomisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kllokoqi ka shkruar se më shumë dëm qytetarëve po i shkakton qëndrimi i tyre në ambientet e hapura të lokaleve, sesa varianti më i rrezikshëm i COVID-19, varianti Delta.

“Ma shume po na bon dam ftofja n’terasa t’kafiqave e restoraneve se sa delta”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

Ndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) ka kundërshtuar edhe vendimin e Qeverisë për funksionimin e lokaleve vetëm nga ora 05:00 deri në orën 21:30 në ambientet e hapura.

Përmes një reagimi ata kishin theksuar se vendimi i Qeverisë, për aq sa është i dobishëm për shëndentin publik, është edhe i dëmshëm për shëndetin ekonomik.